Holanda e madhe është duke u rikthyer, me futbollistët e rinjë që e kanë shndërruar sërish këtë Kombëtare, për ta kthyer në majat më të larta. Në mbrëmjen e sotme është marrë një fitore më se e merituar me rezultatin 2-4 ndaj Gjermanisë.
Fillimisht do të ishte Gnabry që do të gjente avantazhin, ndërsa De Jong dhe autogoli i Tah përmbysën shifrat. Një penallti disi e padrejtë u akordua në favor të vendasve, që pas prekjes së topit me dorë tërësisht të pavullnetshme nga ana e De Ligt, kthyen baraspeshën.
Malen do të gjente golin e tretë të takimit, ndërsa në minutat e fundit fitoren spektakolare e vendosi Wijnaldum. “Tulipanët e bukur” mbizotërojnë në Gjermani. Por nuk mbaron këtu, pasi këta të fundit po rrezikojnë seriozisht në grup, ndërsa në ndeshjen e ardhshme ndaj Irlandës së Veriut që kryeson grupin me 12 pikë, luajnë shumë për të ardhmen e tyre. Pancerat kanë grumbulluar 9 pikë deri tani, ndërsa Holanda është 6 pikë dhe me një ndeshje më pak. /Sport Ekspres/