Napoli ka hedhur vëzhgimin nga një tjetër mbrojtës shqiptar. Këtë herë bëhet fjalë për Ardian Ismajlin, i cili është aktualisht pjesë e Empolit. Lojtari i Shqipërisë ka ngjallur interesin e gjigandëve të Serisë A.
Sipas raportimeve që vijnë nga mediat italiane, pritet që ky transferim të kryhet në merkaton e verës. Gjithashtu edhe Europiani i Gjermanisë do t’i japi një ndihmë të madhe Ardianit, pasi është pikërisht ky futbollisti që do të jetë titullar së bashku me Berat Gjimshitin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/