Sokol Cikalleshi pritet që të jetë me skuadër të re. Sulmuesi shqiptar, do të largohet nga Konyaspori në merkaton e dimrit. Pavarësisht se në gjithë Europën merkato është e mbyllur, në Turqi ka edhe tre ditë kohë për lëvizje.
Cikalleshi mungoi edhe në ndeshjen e sotme të Konyaspor kundër Sivaspor. Ndërkohë sipas mediave turke, pritet që Cikalleshi t’i bashkohet Rizespor. Ky do të ishte një hap i madh përpara pasi Rizespori ndodhet në vendin e pestë në elitën e Turqisë dhe vetëm tre pikë larg Beshiktashit. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/