Do të drejtonte Luftëtarin pas ikjes së Marantas, Novi: Kam mbetur i habitur, u shqetësua edhe presidenca

Një situatë paksa e pazakontë është te Luftëtari, që po vuan në vendet e fundit të renditjes. Kjo solli edhe shkarkimin e trajnerit Marantas, ndërsa vendin e tij e mori zëvendës trajneri Neritan Novi, të paktën përkohësisht. Por edhe ky i fundit nuk mund të jetë në stol për të drejtuar lojtarët, pasi është dënuar me 2 ndeshje nga Komisioni i Disiplinës. Pikërisht për këtë çështje ka folur edhe vetë Novi në konferencën për shtyp.

“Nuk e di se ç’të them. Kam ngelur i habitur nga vendimi i Disiplinës dhe e mora vesh dje në darkë nga mediat. Gjithashtu është shqetësuar edhe presidenca. Luftëtari i duhen 4-5 lojtarë cilësorë në merkato me pervojë, gjithashtu edhe presidenca duhet të na përgjigjet në anën financiare. Unë jam munduar t’i fus shpirtin e garës lojtarëve. Do të luajmë ndaj Skënderbeut, një ekipi të fortë dhe nuk na duhet asgjë tjetër veçse fitores. Nesër ekipin do ta drejtojë trajneri i portierëve dhe i U-19”, ka thënë Neritan Novi. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online