“Do të doja të luanim me 11 lojtarë”, Refik Halili flet pas fitores në derbi: Ndoshta kartoni i kuq ishte kismet për ne

Derbi i parë i kryeqytetit për këtë sezon ka marrë ngjyrat bardheblu. Tirana mposhti Partizanin me rezultatin 0-2, pavarësisht se luajti me një lojtar më pak që nga pjesa e parë e lojës. Sigurisht që një fitore e tillë ka lënë një shije pozitive edhe për Refik Halilin. Presidenti i kampionëve në fuqi të “Abissnet Superiore”-s ka folur në një lidhje të drejtpërdrejtë për emisionin “Ora Sport” në “Ora TV”, ku ka shprehur kënaqësinë  e tij për fitoren në derbi, por njëkohësisht tregon se tashmë duhet bërë më mirë nga ndeshjet e kaluara.

“Do kisha pasur dëshirë që ndeshja të ishte e barabartë për sa i përket futbollistëve. Pra të mos kishte lojtarë të dalë me karton të kuq. Por fati e solli që kështu ndodhi. Ndoshta ishte dhe kismet për ne, që të shkonte ashtu siç shkoi ndeshja, që fituam me rezultatin 2-0. Është rezultat shumë i kënaqshëm. Na bën që të shikojmë tani përpara, sepse kjo ndeshje mbaroi. S’dua të bëj teknikun ose specialistin, por kuptohet që futbollistët që ne kemi marrë, që janë goxha futbollistë që kemi sjellë gjatë merkatos dhe duan kohën e vetë. Gjithashtu ka edhe futbollistë nga ata që kemi marrë që kanë qenë me një fazë jo të mirë përgatitore, sepse kanë ardhur nga ekipe të tjera. U desh të bashkohen të gjithë bashkë dhe nga dita në ditë do të bëjnë më mirë nga sa kanë bërë në ndeshjet e kaluara“, ka deklaruar Refik Halili./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *