“Do të bëj të fshish dyshemenë”! Fjalët e Charlton, e rrëfen Marku: Tani është akoma në spital

Florian Marku arriti të fitonte në duelin e boksit kundër Rylan Charlton. Një spektakël i vërtetë me boksierin britanik që nuk e kishte njohur ende humbjen e parë, ndërsa dueli u ndez që pa nisur. Britaniku e ka cilësuar Markun si një kundërshtar jo të nivelit të tij dhe si një shitës biletash.

Për më tepër, përpara ndeshjes ka pasur edhe një premtim nga ana e Charlton: “Do të bëjë që të fshish dyshemenë”. Gjithçka e ka treguar Marku në “Shqipëria LIVE”, ku nuk mund të harrojë edhe “padrejtësinë” që i është bërë në ndeshjen para Charlton, për t’i lënë të vetmin barazim deri tani.

“Para ndeshjes Charlton më tha do të të bëj të fshish dyshemenë. I thashë do të të rrah. Pasi e munda i kujtova çfarë i kisha thënë në fillim. Në boks fiton ai që ka psikologjinë më të fortë. Kundërshtari u lodh aq shumë, aq sa është akoma në spital. Mora peshqirin dhe nuk e godita më sepse më erdhi keq. Ndeshja e parë? Ishte e njëanshme, raciste me siguri. Ajo ndeshje mund të ketë qenë e shkruar në letër për t’u humbur, por unë e rrëzova kundërshtarin tim dhe doli barazim pasi nuk mund të justifikohej humbja”, tha Marku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *