Armando Broja ka arritur që të shënojë golin e parë me Chelsea. Sulmuesi shqiptar tundi rrjetën në përballjen me Wolves, duke nxjerrë një perlë të vërtetë nga repertori i tij. Ndërkohë në fundin e ndeshjes, Broja ia ka dedikuar këtë gol babait të tij që festonte edhe datëlindjen.
Mediat prestigjoze, “Goal”, shkruan artikullin: “Armando Broja do të bëhet versioni i Ronaldo fenomenit te Chelsea”. Atje tregohet deklarata e dhënë nga sulmuesi disa kohë më parë, ku babai i tregonte video të ndryshme nga braziliani.
“Ai ishte lojtari i preferuar i babait tim, ende është lojtari i preferuar i babait tim. Ai e donte atë, e shikonte gjatë gjithë kohës dhe gjithmonë donte që unë të luaja si Ronaldo fenomeni. Më tregonte gjithmonë video në YouTube dhe ne uleshim e shikonim ndeshjet e tij. Kam parë shumë nga ndeshjet e Ronaldos dhe përpiqem të marr pak truke dhe gjëra që ai bënte. Babai im luajti një rol të madh në arritjen time deri këtu”, u shpreh Broja. /Sport Ekspres/