Julian Shehu është zyrtarizuar në ekipin e ri. Pas mbylljes së aventurës me Laçin, për mesfushorin vjen hapi më i madh në karrierë pasi ka firmosur me Widzew Lodz. Këta të fundit morën vendin e dytë në kampionat sa i përket Kategorisë së Parë në Poloni dhe në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e elitës.
Ndërkohë në mbrëmjen e djeshme ka pasur edhe një bast mes dy gazetarëve polak në lidhje me futbollistin shqiptar që do të zyrtarizohej sot te Widzew Lodz. Szymon Janczyk, shprehu siguri të madhe me burime të sigurta se ekipi i sapo ngjitur në elitën e Polonisë, Widzewa Lodz, po kërkonte të merrte kartonin e Taulant Seferit. Në atë moment ishte gazetari tjetër polak i quajt Kamil, që në llogarinë “Tëitter” sfidoi hapur:
“Dakort, atëherë Szymon thotë se duan Seferin dhe unë po ju them se do të marrin Julian Shehun. Do ta shohim nesër se kush ka të drejtë”. E gjitha kjo ndodhi në mbrëmjen e djeshme, teksa mesfushori është zyrtarisht pjesë e Ëidzeë Lodz. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/