“Do ta dërgojmë Skënderbeun atje ku e meriton”! Portieri i korçarëve: Duam që ta shpallim kampion, me Korabin si kundër Dinamos dhe Flamurtarit

Skënderbeu është pranë rikthimit në Superiore. Aktualisht kjo skuadër po kryeson Kategorinë e Parë në rivalitetin e ashpër kundër Flamurtarit dhe Dinamos. Ndërkohë portieri i korçarëve, Shkëlzen Ruçi, ka folur sa i përket ndeshjes së ardhshme me Korabin. I ftuar në “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës” me Drilon Xhepollarin, Ruçi u shpreh se Skënderbeu do të kthehet atje ku e meriton.

“Atmosfera është shumë e mirë. Do të luajmë me Korabin, ne e kemi vlerësuar si ndeshjen me Dinamon apo Flamurtarin. Nëse fitojmë, do të jemi më afër Superiores. Do të jetë shumë e vështirë për të gjitha ekipet që duan dy vendet e para, do të luajmë kundër kundërshtarëve që i duan pikët me patjetër. Duam ta dërgojmë Skënderbeun aty ku i takon dhe ta shpallim kampion”, tha Ruçi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *