“Do përfitim me menaxherët e tij”, lojtari i Ballkanit hedh akuza të forta për Ilir Dajën: Nuk luan me djersën time

Situata te Ballkani u tensionua pas përplasjes mes lojtarit Kushtrim Gashi dhe Ilir Dajës. Një ditë para ndeshjes së turit të parë në Champions League, trajneri i mësoi Gashit lënien në stol.

Kjo do t’i shkaktonte acarimin e madh për të nisur konfliktin. Në deklaratën e tij në Kanal 10, Gashi ka vazhduar me akuzat e forta.

“Nuk lejoi që Ilir Daja të luaj me djersën time, tre vite jam angazhuar me Ballkanin për atë ndeshje, një ditë para lojës ai më thotë se nuk kam vend, tash trajneri me ata menaxherat e vet, ne të përfitojë nga shitja e lojtarëve”, tha Gashi për Kanal 10. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *