Pas mrekullisë së arritur me Shqipërinë në Europianin e Francës, karriera e De Biazit në pankinë nuk e njeh një tjetër pikë kulminante. Përkundrazi, ka ardhur në zbritje dhe pse ka provuar dy eksperienca, njërën te ekip i Alavesh dhe tjetrën te Kombëtarja e Azerbajxhanit.
Kjo e fundit do të mundej nga Luksemburgu në shifrat 2-1 në mbrëmjen e djeshme. Kështu Kombëtarja e De Biazit regjistron 0 pikë në 3 ndeshje të zhvilluara dhe vetëm 1 fitore në 12 ndeshjet e fundit. Pra statistikat nuk flasin aspak në favor të italianit që fundja nuk gjeti një Kombëtare të “dorës së fundit”, por e ktheu të tillë.
Për këtë arsye janë shtuar gjithmonë e më tepër zërat kritikë në opinionin sportiv që nuk e durojnë dot më trajnerin italian. Në njërën prej tyre vjen edhe një artikull ku shkruhet: “Cili lojtar dëgjon trajnerin që thotë se do të humbasim nga të gjithë në grup dhe bindet? Asnjë!
Për sa kohë që trajneri i ekipit kombëtar të Azerbajxhanit, Gianni De Biazi, merr një pagë nga AFFA, nuk do të ketë shpresë. Më lejoni t’ju them pse. Në fakt, specialisti me përvojë që u kualifikua për Europianin me Shqipërinë e dinte që në fillim se ku do të vinte. Qytet i rehatshëm dhe i pastër si Baku, stadiume dhe peshk.
Shoku De Biazi e dinte gjithashtu se askush nuk do t’i thoshte asgjë për humbjet. Së paku, AFFA duhet të jetë përgjegjëse për këtë situatë, por ata gjithashtu “nuk e shohin” këtë turp, i cili po vazhdon prej vitesh. Nëse do ta shihnin, do të shqetësoheshin pak, fare pak.
Duke iu rikthyer sinqeritetit italian të De Biazit, duhet të kujtojmë atë që ai tha disa ditë më parë: “Duke qenë se jemi në të njëjtin grup me kundërshtarë të paarritshëm, për fat të keq, nuk do të jetë e mundur të fitojmë në raundin kualifikues. Ne do të jemi të fundit…”. Tani le të lëmë mënjanë sinqeritetin tonë dhe të flasim hapur. A duhet të shprehë një qëndrim kaq fyes trajneri i ekipit kombëtar, i cili respekton veten, postin dhe ekipin e tij?
Nuk është se Diazi rriti vlerat e Portugalisë dhe Serbisë dhe respektoi Irlandën me Luksemburgun, por na vuri ne poshtë me këtë mënyrë të të menduarit. Në fund të fundit, çfarë mund të kërkojë lojtari nga një trajner që mendon kështu? Kombëtarja e De Biazit është më shumë një ekip se Kombëtare. Nëse do vazhdojmë kështu, jo Luksemburgu, por edhe Gjibraltari do të na duket si një dragua…”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/