Kukësi-Tirana do të jetë kryesfida e javës së 23 në Superiore, që pritet të dhurojë shumë emocione. Kjo pasi flitet për dy skuadrat që aktualisht po luftojnë për titullin në kampionatin shqiptar dhe kanë një konkurrencë të madhe, ku i ndan vetëm një pikë.
Vasil Shkurtaj ka ftuar të gjithë tifozët e Kukësit në emisionin “Pressing”, që të jenë të pranishëm në stadiumin “Air Albania”. E kjo jo më kot, pasi verilindorët kanë nevojë për mbështetësit e tyre në përballjen e fortë që do të luhet ndaj Tiranës së Egbos.
“Do të jetë një ndeshje festë për futbollin shqiptar siç ka qenë çdo ndeshje në “Air Albania”. Shpresoj dhe i ftoj tifozët kuksianë që të jenë sa më të shumtë në atë stadium për ndeshjen me Tiranën”, ka thënë Shkurtaj. /Sport Ekspres/