Do i sillte largimin nga La Liga dhe Champions League, Realit i pëlqen kjo ide e re

Ideja e një lige të re me ekipet më të mira në botë që të luajnë së bashku ka kohë që është vënë në qarkullim dhe Reali duket mëse dakort me një gjë të tillë. Presidenti i galaktikëve, Florentino Perez po e mendon seriozisht krijimin e një lige të tillë, megjithëse ende nuk dihet sa do të vihet në zbatim një projekt i këtij lloji.

Arsyeja kryesore pse Reali i Madridit po e shqyrton këtë mundësi është ajo financiare. Kështu klubet mendohet të përfitojnë më tepër të ardhura nga një kompeticion i tillë dhe ky është një motiv vërtet i mirë për krerët e shumë prej klubeve të futbollit. Problemi që lind është se skuadrat që do i bashkohen këtij projekti nuk do të garojnë më në kampionatet e tyre përkatëse, madje as në Champions League. Pra kemi të bëjmë me një risi që mund të ndryshojë tërësisht kampionatet e futbollit që në njohim sot./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online