Zaneti ka folur për mediat italiane sa i përket rastit të Koronavirusit që ka prekur gjithë Italinë dhe si ka ndikuar kjo pandemi te Interi. Ndeshja e fundit që u luajt me Juventusin rrezikoi gjithçka, pasi nga atje kishim edhe rastet e para pozitive në elitën e futbollit europian. Gjithashtu është folur edhe për një telefonatë të mundshme të Mesit, që të sjellë te Barcelona një sulmues si Lautaro Martinez.
“Ndeshja jonë e fundit ishte me Juve, e cila sot ka dy raste të konfirmuara të Coronavirus. Për momentin nuk kemi asnjë lloj simptome. Duhet të qëndrojmë në karantinë deri më 25 mars, klubi është i mbyllur. Vetëm atëherë do të shohim nëse mund të stërvitemi përsëri. Unë jam duke punuar nga shtëpia. Inter ka disa masa për t’u marrë me situatën, të thirrur profesionistë për të përgatitur të gjithë. Klubi po ndjek futbollistët me programe ushqyese.
Merkato? Nga talentet që shfaqen, Lautaro Martinez është padyshim ndër më të mirët. Sot shoh të ardhmen e tij në futbollin italian. Jemi të lumtur dhe ai është i lumtur me Interin. Ajo që ai po bën këtë vit është fantastike. A na telefonon Messi për Lautaron? Do ia mbyll telefonin”, tha Zaneti. /Sport Ekspres/