Jurgen Goxha është i ftuar në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora Neës”. Kur është pyetur për ndonjë ftesë të mundshme nga trajneri Reja, futbollisti që luan te Gabala ka thënë se është shumë i lëvzishëm, ndërsa ata që merren janë “çunat e babit”. Megjithatë vetë lojtari është i ndërgjegjshëm për konkurrencën e madhe të Kombëtarja, por ajo që kërkon është një shans për shfaqur vlerat e tij.
“Veçimi nga Europiani? Kur nxjerrin nga shpirti aq vrer, mënyra sesi e këndojnë himnin të emocionon. Pavarësisht se jam tifoz gjerman, Italia më ka lënë shumë përshtypje. Më ka befasuar për mirë edhe për Holanda. Ambientimi në Azerbajxhan? Është jetë normale, njerëzit janë fetar dhe respektojnë rregullat. Vendin tim nuk e hedh poshtë dhe nuk them se është më mirë se Shqipëria. Cilësia e kampionatit?
Është nivel pak më i lartë në Azerbajxhan, pa ofenduar Superioren. Lojtari i fundit që ka ardhur është Keisuke Honda në Azerbajxhan, që ka qenë dikur me Milanin. Ansi Agolli atje? Sa herë që shkon në taksi dhe i thua se je shqiptar, të përmendin menjëherë Agollin. E respektojnë shumë. Një ftesë nga trajneri te Kombëtarja? Unë jam i lëvzishëm shumë, merr çunat e babit. Sigurisht që ka lojtarë si Gjimshiti, Kumbulla, Ismajli, po pse të mos jem edhe unë i grumbulluar”, tha Goxha. /Sport Ekspres/
View this post on Instagram