Nga Klaudio Ndreca
Shqipëria ka sportistë të ndryshëm në shumë fusha që kanë bërë suksese dhe janë të shumtë në numër. Por kur bëhet fjalë për “Formula 1”, nuk e kemi ende një përfaqësues për garat që janë nga më të ndjekurat në botë.
Një dritë shpresë e vetme vjen nga Lirim Zendeli, që njihet si një nga talentet e së ardhmes. Ndërkohë edhe për shqiptarët njihet më së miri, ndërsa Zendeli nuk e harron origjinën e tij. Aktualisht është pjesë e Formula 3, ndërsa në një intervist ëpër “A2News”, piloti shprehet se do të ngjitet brenda pak vitesh dhe do të bëj shqiponjën në podium.
“Kam nënshkruar një kontratë me një ekip të mirë këtë vit, besoj se kam mundësinë që të fitoj gara. Objektivi im është që të fitoj kampionatin e Formula 3 dhe shpresoj që pas 2-3 vitesh të bëhem i pari shqiptar në Formula 1. Shpresoj që kur të mbërrij në Formula 1 të mund të bëj shqiponjën në podium”, tha Zendeli. /Sport Ekspres/