“Djali me vetulla të trasha, duket sikur është futur në karikim”! Përshkrimi unik në Çeki për Qazim Laçin: Trajneri e fut kur do që të ndezi gjakun

Qazim Laçi është kthyer në një prej lojtarëve më të rëndësishëm te Sparta e Pragës. Mesfushori shqiptar e ka dëshmuar prej kohësh rëndësinë e tij, ndërsa vlerësimet nuk mungojnë në Çeki. Një tjetër media ka bërë një vlerësim unik për lojtarin e Kombëtares.

“Gjithçka për ekipin, kjo është motoja e tij. Inkurajon dhe drejton shokët e ekipit. Nuk duket sikur ka ardhur këtu vetëm nga janari, mjaftuan nëntë muaj për ta kthyer në një lider të klasit të parë. Dhe nuk ka shumë rëndësi nëse hyn nga stoli, trajneri Priske e nxjerr shpesh në ndeshje kur sheh nevojën për të ndezur gjakun në skuadër.

Ndoshta kjo shpjegon faktin se përse në disa ndeshje qëndron në stol në kampionat. Përzërierja që ofron djali me vetulla të trasha është unike. Vrapon shumë dhe pas vetëm pak minutash, djersa i rrjedh rregullisht nga balliu, është sikur të futej vazhdimisht në një karikues. Gjithmonë e shihni të buzëqeshur dhe duke bërë shaka. Në fakt, as nuk ka rëndësi se çfarë detyre i jepni, Laçi pohon me kokë dhe është gati për të përmbushur detyrën e re, pa u ankuar”, shkruhet në median çeke. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *