Djali i presidentit të SHBA-së, Donal Trump ka zënë faqet e para të shtypit edhe pse vetëm 12 vjeç.
Barron Tramp ka vendosur t’i futet futbollit dhe është regjistruar me klubin e MLS League në SHBA, DC United. Ai i është bashkuar ekipeve zinxhir të këtij klubi.
Ai është shprehur se dëshiron të bëhet futbollist i suksesshëm si ylli amerikan i Dortmundit, Kristian Pulisiç. Barron në fakt ka luajtur 4 takime në këtë sezon dhe ka mbajtur fanellën me numrin 81.
Tramp dhe kupa e ligës – Babai i tij është një dashamirës i hershëm i futbollit. Ai është bërë protagonist në Angli në vitin 1992 kur ai hodhi shortin e kupës së ligës, duke caktuar dhe një çift mjaft interesant Lids Junajtid kundër Mançester Junajtid.