Djali i Ancelottit largohet nga Real Madrid, ka ardhur koha që të drejtojë pa babain një ekip në Europë

Djali i Carlo Ancelottit, Davide, ka qenë krahu i djathtë dhe asistenti i parë i babait për shumë vite. Megjithatë, mediat spanjolle shkruajnë se Davide së shpejti mund të largohet nga Real Madrid dhe të provojë eksperiencën si trajner i parë.

Ai u bë anëtar i skuadrës së Ançelotit te PSG në vitin 2012, ku kishte rolin e ndihmës trajnerit dhe prej 11 vitesh është pjesë e pandashme e tij. Disa vite më vonë, Davide u bë krahu i djathtë i babait të tij dhe ndihmësi i tij i parë dhe aktualisht mban atë pozicion në Real Madrid. Megjithatë, ka gjithnjë e më shumë zëra se Davide mund të fillojë aventurën e tij si trajner i parë.

33-vjeçari kishte një ofertë nga Everton në fillim të vitit, por më pas refuzoi një ftesë nga Goodison. Carlo u shpreh se nuk ishte mundësia e duhur për djalin e tij dhe se po prisnin ofertën e duhur për të nisur karrierën e pavarur. Ky moment duket se ka mbërritur tani dhe nga vera e ardhshme, Davide pritet të drejtojë Bazelin në Zvicër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *