Mirel Josa ka rregulluar si me magji sezonin e Laçit, teksa për 12 ndeshje radhazi me kampionatit dhe Kupës kurbinasit nuk njohin humbje. Skuadra bardhezi po marshon me hap të frikshëm drejt kreut, nga i cili vetëm 3 pikë e ndajnë pas fitores së sotme.
Rezultatet pozitive kanë vijuar edhe në javën e 21-të të “Abissnet Superiores“, ku Laçi ka mposhtur pastër 3-0 Kukësin. Derbi i veriut këtë herë ka qenë edhe më i bukur me tifozët në tribuna. Ecuria fantastike e kurbinasve ka bërë që tifozeria të kthehet përsëri në stadium për të mbështetur ekipin e tyre të zemrës./Sport Ekspres/