Trajneri i parë i Tiranës dhe Kombëtares në boks, Skënder Kurti ka ndërruar jetë në ditën e sotme. Një ditë e zezë kjo për sportin dhe artin në Shqipëri, që pas mësimit të lajmit për vdekjen e Gëzim Krujës, vjen një tjetër njoftim që askush nuk do të dëshironte që ta dëgjonte.
Skënder Kurti ishte prej ditësh në betejë me vdekjen, pas prekjes nga Koronavirusi. Madje njëherë u njoftua se kishte ndërruar jetë, por më pas u qartësua se kaloi në vdekje klinike dhe mbahej ende me aparatura.
Pasi kaluan disa ditë, Kurti është larguar nga kjo botë dhe nuk mundi t’ia dilte në betejën më të rëndësishme. Mbrapa lë pas një vepër dhe emrin e tij që ka hyrë në histori. Me dhimbje të madhe e përjetuar, por njerëzit si Kurti dhe Kruja, kanë lindur për të mos vdekur kurrë, të paktën jo në kujtesën e historisë. /Sport Ekspres/