Ditë e çuditshme në Bundesligë/ Leverkusen dhe Bayern Munchen humbin në shtëpi nga 2 ekipe mbijetese, rastësi e bukur

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Një rastësi e çuditshme në Bundesligë! Titulli kampion në këtë sezon do të vendoset sërish mes Bayern Munich dhe Leverkusen, teksa këtë herë janë bavarezët para tyre me 8 pikë diferencë. Vetëm një prej këtyre dy ekipeve do të ngrejë trofeun e Bundesligës, por njëkohësisht vetëm një prej tyre mund të shkojë më larg se tjetra në Champions League.

Kjo pasi që në këtë fazë kemi një përballje Bayern Munchen-Leverkusen, teksa ndeshja e parë e zhvilluar në mesjavë u mbyll në shifrat 3-0. Pas këtij takimi këto skuadra u rikthyen në Bundesligë për të luajtur dy ndeshje të lehta në letër, Leverkusen kundër Ëerder Bremen dhe Bayern Munchen kundër Bochum.

Në fund rezultoi se Leverkusen humbi 0-2 kundër Ëerder dhe Bayern Munchen humbi me përmbysje 2-3 ndaj Bochum. Si Bochum ashtu edhe Ëerder Bremen janë ekipe mbijetese, por mënyra sesi Bochum u kthye nga humbja 2-1 në 2-3 në shtëpinë e Bayern, ishte vërtet për t’u habitur. /Sport Ekspres/