Një ditë e rëndësishme kjo e sotmja për Shqipërinë pasi do të mësojë kundërshtarët që do të ketë në kualifikueset e Botërorit. Shorti do të hidhet në Zyrih, ndërsa bëhet fjalë për kompeticionin që do të zhvillohet në vitin 2022 në Katar.
Në orën 6 do të nis gjithçka për të përcaktuar kështu edhe fatin e Kombëtareve, për t’i ndarë në grupet që do të nxjerrin edhe ekipet e kualifikuara. Ajo që duhet të kujtohet është se Shqipëria ndodhet në vazon e katërt, atje ku nuk mund të ndeshet vetëm ndaj Bosnjes, Sllovenisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Bullgarisë, Gjeorgjisë, Israelit, Bjellorusisë dhe Luksemburgut.
Këto janë të vetme Kombëtare me të cilat Shqipëria nuk mund të përballet, ndërsa mund të ketë si rival të gjitha të tjerat. Për më tepër ekziston edhe mundësia që të gjendemi në një grup me Kosovën e cila renditet në vazon e pestë. /Sport Ekspres/