Java e parë e Superiores për vitin 2020 u luajt ditën e martë dhe të mërkurë, por polemikat kanë qenë prezente në ndeshjet e luajtura. Disiplina ka publikuar ditën e sotme edhe vendimet e saj për ngjarjet e ndodhura në javën e 18-të të kampionatit shqiptar. Tymëset dhe objektet e hedhura në fushë nga tifozët e Skënderbeut i kanë sjellë klubit një gjobë prej 50 mijë lekësh, ndërsa të dy ekipet e kryeqytetit paralajmërohen për sjelljen e mbështetësve të tyre në shkallët e stadiumit.
Ndërkohë protestat e trajnerit Dovedan i kanë kushtuar atij dy ndeshje pezullim nga aktivitetet, ndërsa të njëjtin fat e ka pasur edhe lojtari Denis Pjeshka. Gjithashtu Disiplina ka vendosur me dorë të hekurt për lojtarët e Partizanit U-19, Xhameta, Bici, Çarçani duke i pezulluar me 5 ndeshje për aktet e dhunës, si dhe 10 ndeshje pezullim për bashkëlojtarin tjetër të tyre, Elvis Çela./Sport Ekspres/
Vendimet e plota:
- KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë.
- FK Partizani, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve do të jetë subjekt i masave disiplinore.
- KF Tirana, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve do të jetë subjekt i masave disiplinore.
- Zyrtari i KF Bylis, Veljko Dovedan, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55 /2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Lojtari i Flamurtari FC Denis Pjeshka, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
- Të çelë hetim disiplinor lidhur me deklaratat zyrtare të zyrtarit të KF Luftëtari, z.Artur Dadaj.
- KF Dinamo, në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje te shkeljes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
- KF Pogradeci per për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a. të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
- Ekipi i KF Spartaku në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
- KF Kamza për mos paraqitje në ndeshjen kundër KF Sopoti, në bazë të nenit 54/1 të KDS dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 0-3 si dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
- Lojtari i KF Memaliaj Kristi Shehu për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes në baze të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Lojtari i KF Memaliaj Xhulio Mirani per sjellje te keqe ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te Nenit 48/1/a te KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Lojtari i KF Memaliaj Xhulio Lala per sjellje te keqe ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te Nenit 48/1/a te KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Lojtari i KF Oriku U-19 Elvis Dalipaj për goditje me grusht ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Lojtari i KF Oriku U-19 Luca Korcini për goditje me grusht ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Lojtari i KF Oriku U-19 Rei Rexho per sellje te gabuar ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Lojtari i KF Partizani U-19 Klei Carcani për goditje me grusht ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/e te KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Lojtari i KF Partizani U-19 Semi Bici per sellje të gabuar ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Lojtari i KF Partizani U-19 Holger Xhameta për goditje me grusht ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- Lojtari i KF Partizani U-19, Elvis Çela për dhunë ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
- KF Luftëtari U-19 për mosparaqitje në ndeshjen e Kupës kundër Term FC në bazë të Nenit 86/2/d të Rregullores së FSHF , Nenit 30/1 të KDS ekipi që nuk paraqitet, e humbet ndeshjen me rezultatin 3-0.
- KF Pogradeci U-19 për mosparaqitje në ndeshjen kundër KF Dinamo në bazë të Nenit 86/2/d të Rregullores së FSHF, Nenit 30/1 të KDS ekipi që nuk paraqitet, e humbet ndeshjen me rezultatin 3-0.
- KF Vlora U-17 për mosparaqitje në ndeshjen kundër KF Dinamo në bazë të Nenit 86/2/d të Rregullores së FSHF, Nenit 30/1 të KDS ekipi që nuk paraqitet, e humbet ndeshjen me rezultatin 3-0
- Lojtari i KF Teuta Anxhelo Duka per sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në baze të Nenit 48/1/a dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv.
- Ekipi i KF Pogradeci U-17 per mosparaqitje ne ndeshjen kundër KF Dinamo në bazë të Nenit 86/2/d të Rregullores së FSHF , Nenit 30/1 të KDS ekipi që nuk paraqitet, e humbet ndeshjen me rezultatin 3-0
- Ekipi i KF Luftëtari për mosparaqitje në ndeshjen kundër KF Dinamo në bazë të Nenit 86/2/d të Rregullores së FSHF , Nenit 30/1 të KDS ekipi që nuk paraqitet, e humbet ndeshjen me rezultatin 3-0.
- Lojtari Jurgen Rucaj i KF Shkëndija në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.