Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet për ngjarjet e ndodhura në javën që lamë pas. Sherri në përballjen mes Tiranës dhe Kastriotit nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së Komisionit. Joan Cela dhe Albano Aleksi janë dënuar të dy me nga dy ndeshje pezullim për përplasjen që ndodhi në përballjen e fundit mes tyre. Ndërkohë një dënim shembullor vjen për Kukësin, ku Naim Halili pezulluar me 8 ndeshje nga aktiviteti sportiv për shkak të sjelljes josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes.
Vendimet e plota të Komisionit të Disiplinës:
- Lojtari i KS Kastrioti, Joan Cela, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2. Lojtari i KF Tirana, Albano Aleksi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3. FK Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
4. Zyrtari i FK Kukësi, Naim Halili, për sjellje josportive ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
5. Zyrtari i KF Burreli, Arjan Lleshaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6. FC Dinamo U-13, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke sjellë si pasojë mos zhvillimin e ndeshjes të Kampionatit Kombëtar Abissnet Superiore U-13 kundër FK Teuta U-13, në bazë të nenit 30/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
7. Lojtari i FC Internacional Tirana U-15, Lionel Xake, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8. Lojtari i KF Skënderbeu U-15, Spasian Nasto, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9.Lojtari i Flamurtari FC U-19, Klevis Haxhiraj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10. Lojtari i Flamurtari FC U-19, Dario Dapaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11. Lojtari i FK Kukësi U19, Aurel Brika, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12. Lojtari i FK Kukësi U19, Ervin Sefolli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
13. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U13 Matias Halili, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.