Disiplina/ Partizani dhe Teuta shpëtojnë nga gjobat, Vllaznia vuan pasojat e sjelljes së tifozëve

Komisioni i Disiplinës ka bërë të ditur për publikun dënimet për javën që lamë pas të kampionatit shqiptar. Ajo që bie menjëherë në sy është fakti se emri i Partizanit dhe Teutës nuk shihet në listë. Dy klubet shqiptare shpëtojnë nga gjobat e përjavshme për shkak të mos vendosjes së stemës së “Abissnet Superiore”-s në mëngën e djathtë të fanellës.

Ndërkohë i vetmi ekip i ndëshkuar nga Superiorja këtë herë është Vllaznia. Kuqeblutë vuajnë pasojat e sjelljes së tifozëve. Hedhjet e sendeve në fushën e lojës nuk kalojnë pa u ndëshkuar dhe Vllaznia detyrohet të paguajë një gjobë prej 50 mijë lekësh./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

1.KF Vllaznia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

2. KF Turbina U-21, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-21, kundër KF Egnatia U-21, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe nenit 29/1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

3. FC Besa U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.

4. FC Besa U-19, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të neneve 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.

5. Zyrtari i KF Tirana U-19, Adrian Bekteshi, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Lojtari i SHS Përmeti, Joan Sanxhaku, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Lojtari i Iliria U-19, Ledjo Daci, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. KF Klosi U-19, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër Tirana B U-19, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

9. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Vllaznia U-17, Eskid Lumci, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *