Disiplina me dorë të hekurt, 1 vit pezullim për trajnerin e Korabit

Komisioni i Disiplinës “burgos” Dorjan Bubeqin. Sfida e javës së shkuar mes Korabit dhe Burrelit ka pasur tension të jashtëzakonshëm dhe është shoqëruar me debate dhe dhunë. Duket se aktori kryesor ka qenë ish-futbollisti i njohur, Bubeqi, i cili ka qenë më aktivi në sherrin masiv pas ndeshjes dhe e ka shkelur rëndë, aq sa Disiplina ka fajësuar vetëm atë, pa marrë asnjë masë tjetër për ndeshjen. Kjo do të thotë që Bubeqi e mbyll me Korabin dhe sezoni  e ardhshëm do të qëndrojë pa punë, gjithnjë nëse Federata nuk e fal si bën shpesh në raste të tilla, kur kalojne pak muaj.

VENDIMET

1.FK “Partizani”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
2.KF “Kukësi”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
3.KF “Luftëtari”, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
4.Zyrtari i KF “Tirana”, Ze Maria, paralajmerohet se në rast përsëritje të mospjesëmarrjes në konferencën për shtyp pas ndeshjes, do të jetë subjekt i Kodit të Disiplinës Sportive sipas nenit 13 të KDS.
5.Zyrtari i KF “Korabi”, Dorian Bubeqi, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2.a) të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
6.KF “Gramshi”,paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve, do të dënohet sipas dispozitave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
7.Lojtari i SHS “Përmeti”, Paulin Zhamo, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8.Lojtari i FK “Skrapari,Mirel Lamçe, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9.Lojtari i KF “Butrinti”, Armando Shehaj, për goditje me grusht ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10.Zyrtari i KF “Kukësi” U-19, Naim Halili, për sjellje jo sportive ndaj zyrtari të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11.Lojtari i KF “Ilira” U-19, Andrea Ceku, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1.a) të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12.KF “Korabi” U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “SHkodra” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.
13.KF “Tirana B “ U-19, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Butrinti” U-19, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.
14.KF “Vlora” U-17, për mos paraqitje në ndeshje me KF “Durrësi” U-17, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0, bazuar në nenin 54 të KDS.
15.KF “Lushnja” U-17, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive,në bazë të nenit 65/1 dhe 65/4 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lek. Në aplikim të nenit 136/1.e të KDS, gjoba shlyhet në masën 3%.
16.Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF “Luzi 2008”,Fatjon Tafa, si të pa bazuar në rregulloret e aktivitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kodit te Disiplinës Sportive.
17.Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Iliria”, Flogers Sala, si të pabazuar në rregulloret e aktivitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kodit të Disiplinës Sportive.
18.Rrëzimin e kërkesës së KF “Laci” U-19 , si të pa bazuar në rregulloret e aktivitetit të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe Kodit te Disiplinës Sportive.

One thought on “Disiplina me dorë të hekurt, 1 vit pezullim për trajnerin e Korabit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *