Flamurtari shkonte në Shkodër me gjysmë ekipi dhe pa mesfushë, ndaj pritej një ndeshje e vështirë dhe ashtu rezultoi. Sukses shkodran, me 3 gola që pas 48 minutave të para, që konfirmojnë problemet e mëdha të një Flamurtari që tashmë mund të quhet në krizë. Dy gola në pjesën e parë kanë ngritur në festë shkodranët, në një sfidë që ka rezultuar shumë më e thjeshtë nga sa mendohej, edhe për faktin se Flamurtari zbriste në fushë “gjysmak” për dëmtime dhe pezullime.
Vllaznia – Flamurtari 3-0
Shënues: Vucaj 13′, Sukaj 37′, 48′
Vllaznia: Sherri, Mersini, Berisha, Orelesi, Gocaj, Tafili, Krymi, Vucaj (Gurishta 85′), Çinari (Kalaja 73′), Lika, Sukaj (Pjeshka 79′)
Flamurtari: Qirko, Musta (Tushi 83′), Pollozhani, Veliu, Siljanovski, Deliaj (Nedeljkoviç 59′), Hyseni, Zuka, Danilo Alvesh, Kamara (Hoxhaj 67′), Bushiç.
Karton i verdhë: Qirko 74′
Gjyqtar: Ardian Beqiri
EPISODET
74′ Franc Veliu rrëshqet dhe humbet topin, Kalaja niset i vetëm drejt zonës dhe Qirko e ndal me faull. Penallti neto, por Gilman Lika gjuan fort dhe godet traversën, me topin që shkon jashtë.
47′ GOL VLLAZNIA Sukaj shënon golin e tretë, të dytin personal. Sulm i bukur i Vllaznisë, Lika nga e djathta kroson bukur dhe në qendër i pambuluar Sukaj me kokë nuk fal.
37′ GOL VLLAZNIA Sukaj ka gjetur golin e dytë për Vllazninë. Sulmuesi futet në zonë dhe godet fort me të majtën, diagonale e pakapshme për Qirkon.
32′ Rrëzohet në zonë sulmuesi i Flamurtarit Kamara, ndoshta me faull, pasi Berisha e mban për fanelle. Rast mjaft i dyshimtë, por arbitri nuk fishkëllen asgjë.
13′ GOL VLLAZNIA Vucaj ka kaluar në avantazh Vllazninë, me një goditje të fuqishme nga një distancë e konsiderueshme. Topi përplaset në tokë dhe trajektorja gënjen Qirkon, që mposhtet.