DIREKT/ Skënderbeu kalon në avantazh, Lilaj shënon nga pika e bardhë e penalltisë

Skënderbeu dhe Laçi do të matin forcat në ndeshjen e fundit të sezonit 2017-2018. Si korçarët ashtu dhe kurbinasit i kanë arritur objektivat e tyre, me Skënderbeun që është shpallur kampion, ndërsa Laçi e ka arritur Europën, pavarësisht kësaj, të dyja skuadrat e kërkojnë me ngulm Kupën. Bardhezinjtë do t’i bënin një mbyllje të mrekullueshme sezonit, ndërsa juglindorët kurrë nuk kanë mundur që ta marrin këtë trofe edhe pse kanë luajtur shumë finale. Laçi është konsideruar gjithnjë si skuadra eksperte e Kupës, pasi në 6 vite e ka fituar 2 herë këtë trofe dhe sot luan finalen e katërtë. Skënderbeu e do Kupën dhe diçka të tillë e ka deklaruar shpesh, për më tepër që në javët e fundit të kampionatit, tekniku Daja e ka theksuar se po e ruan skuadrën për këtë ndeshje.

 

SKËNDERBEU 1-0 LAÇI

Shënues: Lilaj 67′

GOLI

67′ -Lilaj tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë. Gjyqtari akordoi fillimisht faull jashtë zone pas ndërhyrjes së Gjonit ndaj Xhejmsit, por më pas me ndihmën e asistentit të tij akordoi 11-metërsh.

FORMACIONET

Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Mici, Lilaj, Nimaga (Dita 77′), Muzaka, Gavazaj (Demte 88′), Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja.( gatshëm: Teqja, Abazi, Sahiti, Vila, Gripshi).

Laçi: Selmani, Fangaj, Qaqi, Gjoni, Sefgjinaj (Xhixha 89′), Lushkja, Jonuzi, Eskerda (Kallaku 54′), Nika (Shtubina 83′), Rexhinaldo, Uzuni. Trajner: Gentian Mezani. (Të gatshëm: Vata, Zogaj, Shala, Bushi).

Gjyqtarë: E. Hamiti, E. Barushi, D. Rexha, R. Çokaj, E. Jorgji, J. Xhaja.

Kartonë të verdhë: Osmani 24′, Radas 58′, Vangjeli 80’/ Lushkja 44′, Uzuni 45′, Fangaj 49′, Sefgjini 65′

Delegat: L. Nyrishmi; Vëzhgues: S. Jareci.

 

 

PJESA E PARË

Është mbyllur pjesa e parë në “Elbasan Arena” për finalen e Kupës së Shqipërisë mes Skënderbeut dhe Laçit. Ndeshje e kujdesshme ne nga të dyja skuadrat, por me raste. Korçarët kanë qenë më kërkues, me Muzakën që ka shpërdoruar rastin më të mirë. Në anën tjetër ishte Uzuni që pati mundësinë për të kaluar të tijtë në avantazh vetëm pak minuta para fundit të pjesës së parë.

 

EPISODET

2’ – Vertikalizim i korçarëve drejt Souesë, sulmuesi del i vetëm me Selmanin, por ky i fundit është më i shpejtë dhe arrin topin. Dëmtohet nga përplasja me ganezin “gardiani” i Laçit, por asgjë serioze.

8’ – Pas harkimit nga një goditje dënimi, Nimaga provon me kokë, por nuk e gjen dot kuadratin e portës kurbinase.

22’ – Lushkja tenton nga distanca, topi përplaset në trupin e një prej lojtarëve të Skënderbeut.

26’ – Aksion i bukur i korçarëve, pas harkimit nga e djathta Soue tenton me kokë, por topi shkon te Muzaka, i cili edhe pse vetëm pak metra nga porta gabon në goditje.

33’ – Fangaj ul një top për Rexhinaldon në zonën e Skënderbeut, sulmuesi nga Mozambiku tenton të godasë fort, por gabon.

43’ – Aksion i shpejtë i kurbinasit, harkimi nga e djathta nuk u arrit dot nga Uzuni.

52’ – Vertikalizim perfekt i Xhejms, i cili nxjerr të vetëm me portierin e Laçit Enis Gavazajn, por Selmani e ndal duke i moshuar një gol të sigurt.

84’ – Radas hedh një top të gjatë për Gavazaj, me këtë të fundit që del i vetëm me Selmanin, por në fund humbet kohë dhe nuk godet dot.

85′ – Sërish Gavazja provon nga distanca, por tentativa e tij nuk është në kuadrat.

88’ Lushkaj avancon i vetëm në zonë kundërshtare dhe nuk pason për asnjë prej shkove të skuadrës, duke shpërdoruar një rast mjaft të mirë.

TË VEÇANTA

Soue merr “Këpucën e Artë” para fillimit të ndeshjesm pasi arriti të shënonte 21 gola, vetëm 1 më shumë se  Sindrit Guri.

 

Koreografia e tifozëve të Laçit duhet të veçohet, pasi në fillimin e ndeshjesh kanë shpalosur heroin kombëtar “Skënderbeun dhe Gjinin” nga filmi i mirënjohur dhe poshtë saj shkruhej: “Historinë e dini, ka dhe më të fortë se Skënderbeu”.

Në stadiumin “Elbasan Arena” ndodhet dhe trajneri  i Tiranës Ze Maria, i cili shihet gjithnjë në stadiumet shiqptare kur nuk ka angazhime me skuadrën e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *