Direkt/ Reagim perfekt, barazon Honda!

JAPONI – SENEGAL     2-2

Shënues: Inui 34′, Honda 78′ / Mane 12′, Uague 72′

78′ GOL JAPONIA! Gabon portieri i Senegalit, me një dalje të llogaritur keq, ndaj Japonia përfiton dhe krosin e hedhur në zonë Keisuke Honda e çon në rrjetë me të majtën.

72′ GOL SENEGALI! Sabali dhuron spektakël në të majtë të sulmit, pason në qendër ku Niang e prek lehtë topin, që shkon në krahun tjetër, ku 19-vjeçari Musa Uague godet fort dhe shënon! Gol me shumë rëndësi për Senegalin, ndeshja ishte shumë e ekuilibruar!

64′ E PAFAT JAPONIA! Inui, në ditë të shkëlqyer, sheh portierin N’Diaje të vendosur keq dhe kërkon një trajektore fantastike, por topi godet traversën. Kundërsulm spektakolar i Japonisë, që në pjesën e dytë po luan shumë mirë!

60′ OKAZAKI HUMBET RASTIN E NDESHJES! Sulmuesi japonez merr një pasim perfekt nga Shibasaki, por i vetëm përballë portierit del huq, duke mos e prekur fare topin. E pabesueshme!

55′ Niang tenton në çdo pozicion, por sërish gjuajtja e tij ndalet nga portieri japonez.

50′ Kundërpërgjigjet Senegali, por Niang godet fort, mbi traversë. Rast i mirë për afrikanët.

49′ Japonia tenton të rrezikojë, Osako me kokë në qendër të zonës godet lehtë dhe pret portieri i Senegalit.

Ndërkohë, në një televizion në Mali e komentojnë kështu ndeshjen!

PUSHIMI I NDESHJES – Spektakël pa fitues në 45 minutat e para në Ekaterinburg dhe në këtë mes më të mërzitur janë afrikanët. Senegali duhej të ishte në avantazh, pasi sulmoi gjatë gjithë ndeshjes, gjeti golin me Sadio Mane dhe vetëm në 15 minutat e fundit e uli pak ritmin. Këtu përfitoi Japonia, që e rriti presionin dhe gjeti një gol të bukur, edhe pse ndoshta të pamerituar. Nëse Senegali kthehet të luajë si në 30 minutat e para, mund të fitojë.

39′ Mamadu Niang humbet rast, i vetëm me portierin e Japonisë. Gjuajtja me të majtën ndalet bukur nga Kauashima. Në gjithë karrierën e vet Niang e ka pasur difekt të madh shënimin e golit…

34′ GOL JAPONIA! Kundër logjikës së lojës, Japonia gjen golin. top i gjatë nga mesfusha, Nagatomo vërshon drejt zonës dhe në momentin final, kur do gjuante, Takashi Inui i rrëmben topin, bën një finte dhe godet bukur me të djathtën, duke barazuar. Tre gola në tre ndeshjet e fundit me kombëtaren për mesfushorin e Eibarit…

11’ GOL SENEGALI! Po dominonte Senegali dhe logjikshëm vjen goli. Një gjuajtje nga Sabali nga distanca, portieri Kauashima grushton keq dhe e përplas topin te Sadio Mane. Shënon sulmuesi i Liverpulit!

3′ Start i fuqishëm nga Senegali, që i afrohet rrezikshëm zonës dhe fiton edhe një këndore. Në vështirësi Japonia.

1′ NIS NDESHJA

Sot luhen ndeshjet e dyta në grupin H. Japonia zbret në fushë më herët dhe luan një ndeshje mjaft interesante kundër Senegalit. Të dyja palët kanë nga tre pikë dhe e kanë nisur shkëlqyeshëm, por Senegali ishte skuadra që bindi me shumë në lojë, duke shkëlqyer ndaj Polonisë.

Në të kundërt, Japonia fitoi me fat ndaj Kolumbisë, edhe pse Amerikano-jugorët luajtën me 10 lojtarë për gjithë ndeshjen. Forca sulmuese e Senegalit është impresionuese dhe shanset janë të mëdha që afrikanët të arrijnë fitoren e dytë rresht.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *