Pas tre ndeshjeve të luajtura më herët, tashmë e kanë radhën të zbresin në fushë 4 skuadrat e mbetura.
Në Korçë pritet fitore e lehtë për Skënderbeun, i arratisur në krye, me një diferencë të frikshme pikësh, ndërkohë që përballë është një Lushnjë e dorëzuar.
Ndërkaq, më e ekuilibruar duket sfida në Tiranë, me Partizanin që pret Luftëtarin. Kush fiton, sheh realisht nga kupat e Europës.
SUPERIORE
Skënderbeu – Lushnja 3-1
Shënues: Soue 2′, Dita 37′, Xhejms 76′ / Sefa 45′
Skënderbeu: Shehi, Vangjeli, Radas, Osmani, Aliti, Lilaj, Muzaka, Dita (Nimaga 60′), Xhejms (Sahiti 85′), Gavazaj, Soue
Lushnja: Bejte, Mone, Premçi, Bufazi, Meto (Ruço 56′), Papa, Gava, Alushi, Canka, Pepa, Sefa
Kartonë të verdhë: Sahiti 89′ / Alushi 16′, Premçi 55′
GOLAT
2′ GOL SKËNDERBEU Soue merr një top në hyrje të zonës, futet me shpejtësi dhe i vetëm me portierin Bejte nuk gabon.
37′ GOL SKËNDERBEU Gavazaj harkon bukur nga e djathta, Dita del i vetëm me portierin dhe dërgon topin me kokë në rrjetë.
45? GOL LUSHNJA Në sekondat e fundit të pjesës së parë Lushnja del në sulm dhe një kros nga e djathta gjen të vetëm në zonë Sefën, i cili e devijon lehtë topin, por mjaftueshëm për ta çuar në rrjetë.
Partizani – Luftëtari 3-0
Shënues: Batha 33′, Batha 82′ pen., Progni 72′
Partizani: Hoxha, Ibrahimi, Gojkoviç, Belica, Kotobelli, Batha, Mala (Çani 79′), Trashi, Asani (Lukas 71′), Progni, Bardhi (Çulum 75′).
Luftëtari: Ruçi, Liçaj (Rapa 66′), Beqiri, Jakovljeviç, Xhekson, Ramadani , Aleksi, Rroca, Bregu, Abazaj, Lamçja (Rapo 60′).
Kartonë të verdhë: Belica 33′, Mala 75′ / Rroca 47′
GOLAT
33′ GOL PARTIZANI! Kros nga këndorja, Trashi harkon dhe Batha me kokë godet bukur, duke shënuar!
76′ GOL PARTIZANI! Gafë e portierit Ruçi, Progni i rrëmben topin jashtë zone, shkon në fundore dhe nga një pozicion i prirët godet fort, duke shënuar, ndoshta me një devijim nga portieri dhe mbrojtësi Beqiri.
82′ GOL PARTIZANI! Edgar Çani futet në fushë dhe me prekjen e parë të topit fiton 11-metërsh, pasi Jakovljeviç e ndaj me faull në zonë. Batha, qetësisht, shënon.