Kupa e Shqipërisë përcakton sot 4 gjysmëfinalistet, me dy ndeshje që luhen prej orës 14.00 dhe dy ndeshje prej orës 17.00.
Sytë janë fillimisht në Kukës, ku Kukësi pret Tiranën, në një sfidë ende mjaft të hapur, edhe pse barazimi 1-1 në vajtje favorizon dukshëm Kukësin, që edhe me 0-0 kualifikohet.
Gjithçka duket e thjeshtë në Gjirokastër, ku Laçi duhet të mbrojë avantazhin 3-0 të vajtjes. Luftëtari po luan me shumë rezerva, sepse janë lënë jashtë emra si Ramadani, Rroca, Bregu e Abazaj, ndër të tjerë…
Kupa e Shqipërisë, çerekfinale kthim
KUKËSI – TIRANA 1-0 (1-1)
Shënues: Guri 5′
Kukësi: Frashëri – Zhderiç, Hoxha, Musolli, Rrumbullaku – Shkodra, Dzaria, Imami, Elton Kale – Bakaj – Guri
Tirana: Lika – Kërçiku, Musa Mohamed, Cake, Hoxhallari – Daja, Karabeci – Greca, Muguna – Sentamu – Ngo
Kartonë të verdhë: Zhderiç 39′ / Daja 17′
Gjyqtarë: Juxhin Xhaja, Egin Doda, Rejdi Avdo, Blerim Ziri
GOLI
5′ Goditja e parë nga këndi për Kukësin sjell gol. Bakaj kroson bukur në zonë, në qendër të saj Guri krejtësisht i vetëm godet me kokë dhe shënon!
LUFTËTARI – LAÇI 0-0 (0-3)
Luftëtari: Athanasopulos – Toledo, Janku, Beqiri, Demo – Aleksi, Aurelio, Liçaj, Minga, Rapo – Lamçe
Laçi: Selmani – Fangaj, Lulaj, Gjoni, Sefgjinaj – Jonuzi, Bardhi, Kallaku – Uzuni, Shtubina, Rexhinaldo
Kartonë të verdhë: Liçaj 30′, Toledo 34′
Gjyqtarë: Klodian Shahini, Fatmir Lamaj, Eraldo Lisaku, Laver Alla