Në Vlorë luhet sot një sfidë pa vlerë për Flamurtarin, por me shumë rëndësi për Partizanin. Të kuqtë duan fitoren, por duke pasur veshët në Kamzë, aty ku shpresojnë që të ndalet Laçi. Vetëm kështu Partizani do të ngjitej i katërti në renditje.
Ndërkaq, Flamurtari hedh në fushë të rinjtë Sali, Maze, Rrapaj e Tushi, sinjal i qartë se sot nuk luhet për rezultat.
SUPERIORE
E shtunë, ora 16:00, stadiumi “Flamurtari”
Flamurtari – Partizani 0-2
Shënues: Abdurahimi 34′, Progni 71′
Flamurtari: Sali, Siljanovski, Deliaj, Veliu, Zuka, Sidibe, Hyseni (Useini 57′), Maze (Musta 69′), Rrapaj, Tushi (Muarem 63′), Bushiç. Trajner:
Partizani: Xhika, Kalari, Gojkoviç, Belica, Ibrahimi, Telushi (Batha 46′), Mala (Fejzullahi 57′), Trashi, Abdurahimi, Asani (Bardhi 74′), Progni. Trajner: Klevis Dalipi.
Karton i verdhë: Telushi 25′