DIREKT/ Luftëtari dominon, Ramadani godet traversën

Prej orës 14.00 në fushë zbresin Luftëtari e Kamza, në një sfidë shumë interesante, ku fituesi bëhet plotësisht pretendent për një vend në kupat e Europës.

Sfidë e çuditshme në fazat e para, sepse Kamza fitoi në Gjirokastër, në një ndeshje të çmendur, ku Kamza mori karton të kuq dhe në fund shënoi pas një gabimi fatal të portierit Miraka, që shkaktoi penallti. Ndërkaq, Luftëtari mori hak në Kamzë, duke fituar me meritë në fundin e një takimi ku luajti shumë mirë.

Kategoria Superiore – Java 23

E hënë, më 5 mars 2018, ora 14:00

Luftëtari – Kamza        0-0

Luftëtari: Ruçi, Liçaj, Jakovjevic, Beqiri, Xhekson, Rapo, Ramadani, Rroca, Bregu, Abazaj, Lamçja. Trajner: Hasan Lika

Kamza: Gjonikaj, Kuqi, Çukoviç, Frashëri, Zguro, Bruno Arrabal, Lelis, Mehmeti, Fukui, Fili, Plaku. Trajner: Ramadan Ndreu

Kartonë të verdhë: Rapo 25′ / Zguro 18′

EPISODET

5′ Bregu depërton bukur në qendër, godet fort me të djathtën, por grushton bukur Gjonikaj. Rreziku i parë në portën e Kamzës.

9′ Sërish Bregu, shumë aktiv, godet fort nga distanca, pret Gjonikaj.

17′ Luftëtari shumëpranë golit. Ramadani godet fuqishëm nga jashtë zone, një predhë që shkund traversën dhe topi kthehet në fushë.

27′ Edhe Kamza ka një rast ideal, i pari i ndeshjes. Një kros nga e djathta gjen të vetëm në zonë Plakun, i cili me kokë gjuan keq dhe jashtë. Vendosje mjaft e gabuar e mbrojtjes gjirokastrite.

31′ Super rast për Luftëtarin. Xhekson, në pozicion të prirët brenda zone, gjuan fort, por grushton në mënyrë fantastike Gjonikaj.

34′ Luftëtari gjen golin me Abazajn, por anësori kishte ngritur flamurin për pozicion jashtë loje. Milimetrik pozicioni i sulmuesit të Luftëtarit!

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *