Direkt/ Kolumbia e mbyll, Falkao e Kuadrado shpartallojnë Poloninë

POLONI – KOLUMBI     0-3

Shënues: Mina 40′, Falkao 70′, Kuadrado 75′

HAMES SHOW – 6 gola e 4 asiste në 2 Botërorët e fundit, askush si Rodrigez.

75′ GOL KOLUMBIA! Kundërsulm vdekjeprurës i Kolumbisë, pasim perfekt nga Hames, Kuadrado vrapon në mesfushën polake dhe i vetëm me portierin kundërshtar shënon me qetësi. Triumf!

70′ GOL KOLUMBIA! FALKAO MBYLL SFIDËN, PASIM I SHKËLQYER NGA KUINTERO, VETËM MË PORTIERIN, GOL I SHKËLQYER!

55′ Pjesa e dytë nuk ndryshon shumë nga e para. Polonia kaotike dhe e dobët në organizimin e sulmit, Kolumbia del shpejt dhe qartë në sulm, duke kërkuar golin e sigurisë.

40′ GOL KOLUMBIA! E merituar, kishte shumë minuta që skuadra kolumbiane po shtynte në kërkim të golit. Hames Rodrigez hedh një kros në zonë, Mina kërcen më lart nga të gjithë dhe mposht Shçesnin. Pjesa e parë mbyllet me kolumbianët në avantazh, Polonia bëri shumë pak edhe këtë radhë, por nuk ka mbaruar.

35′ Prej shumë minutash Kolumbia superiore, Polonia po vuan.

30′ Po rritet presioni kolumbian.

15′ Shumë përplasje, asnjë rast për gol, disa faulle të rrezikshme dhe dëmtime. Tension i lartë.

1′ NIS NDESHJA

Mjaft e ekuilibruar pritet ndeshja e mbrëmjes, me Poloninë e Kolumbinë që luajnë shanse e fundit për të shpresuar te kualifikimi.

Kolumbia kërkon të harrojë humbjen e dhimbshme ndaj Japonisë dhe nëse sot ka pak më shumë fat, mund të marrë fitoren e parë, ndaj një Polonie që u duk shumë e brishtë ndaj Senegalit.

Është një ndeshje ku barazimi nuk i vlen askujt, ndaj mund të dalë në dritë një ndeshje shumë e hapur dhe një gol i shpejtë do ta bënte mjaft të lehtë bastin gol/gol dhe atë 3+.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *