Një moment mjaft delikat për Vllazninë, që sot luan kundër Skënderbeut, por duket sikur e ka më shumë mendjen te Partizani-Kamza. Skënderbeu është kampion, tepër superior në letër, por në ndeshjet e fundit ka luajtur me rezerva dhe me impenjim zero, ndaj duket e pamundur që sot në Korçë të ketë ndonjë surprizë, pasi Vllaznia ka nevojë për pikët dhe do t’i marrë. Pjesa e parë ka përfunduar 2-0 për shkodranët, në një atmosferë shumë miqësore.
Nuk dihet ende si do të përfundojë Partizani-Kamza, sepse Kamza shpreson të marrë fitoren, ndërsa për të kuqtë ka marrë fund: Europa League nuk arrihet dot nëse fiton Laçi dhe presioni është i madh nga çdo krah. Shumë njerëz po e ndjekin ndeshjen e Partizanit thjesht për të parë nëse do të ketë tolerim.
SUPERIORE – JAVA E FUNDIT
PARTIZANI – KAMZA 0-1
Shënues: Rezi 47′
SKËNDERBEU – VLLAZNIA 1-5
Shënues: Gripshi 50′ / Sukaj 18′ pen., Kalaja 28′, Çinari 61′, 82′ Malota 69′
KUKËSI – FLAMURTARI 2-2
Shënues: Hoxha 49′, Guri 73′ / Bushiç 36′, Shameti 53′ aut.
LUSHNJA – LUFTËTARI 1-2
Shënues: Alushi 34′ aut., Shkurtaj 37′
LAÇI – TEUTA 4-2
Shënues: Rexhinaldo 7′, Jonuzi 64′, Uzuni 78′, 83′ / Peqini 55′, Hila 85′