Brazili e mbyll me festë, Zvicra me gola

SERBI – BRAZIL                  0-2

Shënues: Paulinjo 36′, Tiago Silva 67′

ZVICËR – KOSTA RIKA       2-2

Shënues: Xhemaili 31′, Drmiç 88′ / Ueston 56′, Somer 90’+3 aut.

Standings provided by Sofascore LiveScore

67′ GOL BRAZILI! E MBYLL SELEÇAO! Goditje nga këndi, Tiago Silva me kokë nuk fal. Brazili praktikisht i kualifikuar.

56′ GOL KOSTA RIKA. Goditje nga këndi, Ueston shtyn Akanxhin dhe me kokë shënon. Festë gjigante!!!

PUSHIMI I NDESHJEVE – Brazili e Zvicra nuk imitojnë Gjermaninë. Dy skuadrat kryesuese të grupit E kanë bërë gjithçka si duhet deri tani, duke shkuar në pushim me avantazhin 1-0. Zvicra e nisi keq, u dominua nga Kosta Rika, por sapo Blerim Xhemaili shënoi golin e avantazhit, gjithçka ndryshoi dhe është e qartë që kjo skuadër ka klas e eksperiencë, nuk mundet aq kollaj. Ndërkaq, Brazili kontrolloi shumë mirë Serbinë në fillim dhe pastaj e rriti ritmin, derisa gjeti golin e merituar, me Paulinjon, por meritë të madhe kishte Kutinjo, me një pasim spektakolar.

GOL BRAZILI! Filipe Kutinjo spektakolar, jep një pasim fantastik për Paulinjon, i cili del i vetëm me Stojkoviç dhe e kalon me një prekje të zgjuar. Brazili në avantazh dhe në krye të grupit!

GOL ZVICRA! Blerim Xhemaili, te pika e penalltisë, merr një pasim perfekt nga Embolo dhe gjuan fort, duke shënuar. Qetësohet Zvicra!

29′ GABRIEL ZHEZUS HUMBET SUPER RAST! Kundërsulm perfekt, Gabriel hyn në zonë, shmang një mbrojtës dhe godet fort, por Milenkoviç devijon në këndore!

25′ SUPER RAST NEJMAR! Në zonë, rrëmujë nga Gabriel Zhezus dhe topi shkon te Nejmar, i cili gjuan në pozicion të prirët, por Stojkoviç eviton golin me refleks të jashtëzakonshëm!

20′ Për momentin duket Somer kundër Kosta Rikës. Amerikano-qendrorët po dominojnë, Zvicra në gjumë dhe portieri po i mban në lojë!

11′ Marselo del, futet Filipe Luis. Mbrojtësi kishte probleme, nuk po orientohej, ndoshta mori një goditje, ose ishte i sëmurë. Stafi mjekësor po e shoqëron drejt dhomave të zhveshjes.

5′ E nis fort Kosta Rika, po sulmon pa reshtur, edhe për faktin se nuk ka çfarë të humbasë. Ndërkaq, ekuilibër në ndeshjen e Brazilit.

1′ NISIN NDESHJET

Në mbrëmje e ka radhën Brazili të zbresë në fushë dhe kundër Serbisë është një sfidë mjaft delikate.

Me një barazim Brazili kualifikohet, ndërsa vendin e parë në grup nuk dihet kush e merr, sepse Brazili e Zvicra kryesojnë me nga 4 pikë dhe nëse fitojnë do të vendosë golaverazhi.

Zvicra në teori e ka të lehtë ndaj Kosta Rikës, por me siguri do të bëjë disa llogari, sepse nëse Gjermania del e dyta në grupin e vet, pakkush e do një përballje me të dhe Zvicra ndoshta nuk do ta tentojë kreun e grupit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online