Direkt/ Dramatike, Irani sa pranë kualifikimit!

IRAN – PORTUGALI        1-1

Shënues: Ansarifard 90’+3 / Kuaresma 45′

SPANJË – MAROK          2-2

Shënues: Isko 19′, Aspas 90’+3 / Butaib 14′, En Nesiri 82′

Standings provided by Sofascore LiveScore

90’+6 Irani, sa pranë golit! I vetëm me portierin, një iranian gjuan rrjetën e jashtme. E pabesueshme.

90’+3 KONSULTIM ME VAR, PENALLTI! ANSARIFARD, GOL!

90’+1 PENALLTI IRANI!

90′ GOL SPANJA! JO? 4 MINUTA PRITJE, VAR THOTË QË GOLI NGA AS PAS ËSHTË I RREGULLT! SPANJA KUALIFIKOHET!

82′ GOL MAROKU! En Nesiri shtang Spanjën, bëhet lëmsh grupi.

52′ PENALLTI PËR PORTUGALINË! VAR protagonist, arbitri nuk akordoi asgjë pas rrëzimit të Ronaldos, por arbitrat shtesë e ftuan të shihte pamjet dhe u vendos për penallti. Kristiano Ronaldo, gjuajtje e fortë në cep, por pret portieri Beiranvand!!!

PUSHIMI I NDESHJEVE. Portugalia e Spanja drejt turit të ardhshëm, por nuk ka qenë shëtitje. Portugalia dominoi ndaj Iranit, por volumi i lojës nuk u përkthye në raste dhe Irani ngacmonte shpesh në kundërsulm. Gjithsesi, në fund Kuaresma shënoi golin e parë të ndeshjes, i pari në Botëror që e shënon një portugez tjetër veç Ronaldos. Ndërkaq, Spanja shkon në pushim në barazim 1-1, duke dominuar, por edhe duke vuajtur ndaj Marokut, që në kundërsulm ka qenë perfekt dhe ka goditur falë gabimeve të Spanjës. Iniesta ka rregulluar gjithçka dhe Spanja është dukshëm superiore, por Maroku di të luajë shumë mirë futboll.

45’+2 Spanja, sa pranë golit! Sërish Iniesta, depërtim fantastik dhe kros në qendër, ku Deiego Kosta nuk devijon sa duhet dhe topi del jashtë.

45′ GOL PORTUGALIA! Çfarë goli Kuaresma! Depërtim në të djathtë të sulmit, futje drejt zonës dhe një goditje e pabesueshme (Trivela e quajnë), që mesfushori i tenton shpesh. Topi në trekëndësh, thyhet Irani luftarak dhe qetësohet Portugalia, që po dominonte totalisht!

24′ Spanja harron si mbrohet. Sërish gafë, sërish Butaib rrëmben topin dhe del me De Gean, por këtë radhë portieri spanjoll pret!

22′ Vazhdon dominimi i Portugalisë por Irani tregon se di të mbrohet shumë mirë, por gjithashtu del në kundërsulm kur mundet. Një goditje dënimi për Iranin del jashtë, ndërsa në sulmin portugez Ronaldo është rreziku i vetëm.

19′ GOL SPANJA! Iniesta, protagonist te goli maroken, shlyen gjithçka. Depërtim në zonë, disa driblime, pasim te Isko dhe mesfushori e ka të lehtë të shënojë! Spektakël!

14′ GOL MAROKU! Çfarë gafe Iniesta e Sergio Ramos, që nuk merren vesh dhe Butaib u merr topin në mesfushë, duke shkuar i vetëm drejt portës dhe duke shënuar, i vetëm me portierin De Gea!

9′ Irani rrezikon të pësojë gol, pasi portieri Beiranvand nuk kuptohet me një mbrojtës dhe topi i dalë jashtë zone goditet mbi traversë nga Zhoao Mario. Nervat në kulm mes dy futbollistëve të Iranit, që i kërkojnë llogari njëri-tjetrit për gabimin.

8′ Nervat në kulm te ndeshja mes Spanjës e Marokut. Disa ndërhyrje rresht, të gjitha të rrezikshme, ku më keq ndërhyn Pike, që ia hedh paq, mund të ndëshkohej të paktën me të verdhë. Shumë ndeshje e ashpër.

1′ NISIN NDESHJET

Në mbrëmje luhen ndeshjet e grupit B dhe sfida më interesante është natyrisht ajo mes Iranit e Portugalisë. Ronaldo është në formë spektakolare, por duket se Portugalia ka probleme dhe vuajti shumë ndaj Marokut, ndaj Irani nuk është i pashpresë, sidomos nëse përsërit pjesën e dytë kundër Spanjës, ku luajti shumë mirë dhe krijoi edhe raste të mira për gol. Natyrisht Portugalia niset dukshëm favorite, edhe për faktin se i mjafton barazimi për të avancuar, por në lojë është edhe vendi i parë në grup.

Spanja mund ta ketë më të lehtë ndaj Marokut, skuadër që është ende pa pikë dhe ndoshta tashmë nuk ka më motivim të mjaftueshëm për të ndalur iberikët, që kanë luajtur shumë mirë këtë Botëror. Mund të jetë ndeshja e Diego Kostës, i cili ka qenë protagonist i madh këtë Botëror dhe duket një kandidat serioz për Këpucën e Artë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *