Direkt/ Debuton Argjentina, sytë te Leo Mesi

ARGJENTINË – ISLANDË    0-0

1′ Nis sfida, debutojnë Argjentina e Islanda.

Përballja e parë në histori mes Argjentinës e Islandës, sot pasdite (ora 15.00) në Otkrytiye Arena (Moskë). Argjentina nis Botërorin e saj të 12-të rresht, ndërsa e ka fituar ndeshjen hapëse në 6 Botërorët e fundit. Për Islandën është debutimi absolut në Kupën e Botës, një hap tjetër gjigant përpara për një skuadër pa histori, por që në vitet e fundit është bërë një ndër ekipet më simpatike në Europë.

Trajneri i Argjentinës Sampaoli ishte edhe në Botërorin 2014, por në drejtimin e Kilit, ndërsa kolegu Hallgrimson ka qenë vetëm në Euro 2016.

Sytë do jenë mbi Leo Mesin, natyrisht, autor i 7 golave në kualifikuese, por që në karrierën e vet nuk ka qenë asnjëherë ai i Barcelonës kur ka luajtur për kombëtaren, me këtë të fundit që nuk arrin të shfrytëzojë talentin e tij dhe yjet e shumtë që ka në sulm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *