Dinamo-Vllaznia B mes kaosit, Kraja sulmon arbitrin, tifozët e Dinamos keqtrajtohen

Ndeshja ndërpritet, miqtë lënë lojën. Tifozët dinamovitë i përzënë nga shkallët e impiantit

Dinamo ka vijuar me rezultatet pozitive. Pas barazimit në Rrogozhinë një javë më parë, sot ka fituar 2-0 kundër Vllaznisë B. Një gol në minutën e tretë nga Erxhan Muça dhe një në minutën e 75-të nga Lika i japin triumf skuadrës blu, e cila “mbërthen” vendin e pestë në tabelën e renditjes…. Ka pasur mjaft tension përballja e djeshme mes Dinamos dhe Vllaznisë B, takim i cili përfundoi me fitoren  e vendasve me rezultatin 2-0.  Takimi nisi mirë për vendasit të cilët gjetën golin me anë të Erxhan Muçës që në minutën e 3-të. Aty ka nisur dhe protesta nga ana e miqve, të cilët e kanë konsideruar si të papranueshme që në shkallët e kompleksit “Internacional” në Pezë-Helmës të kishte tifozë.  Aty është dashur për disa minuta negocimi i drejtuesve shkodran dhe dinamovitë si dhe forcave të pakta të policisë se çdo të bëhet me tifozët.

Në pjesën e dytë episodi që ka nxehur gjakrat është kartoni i kuq nga Ergi Borshit, pas një ndërhyrje mjaftë të ashpër ndaj një lojtari dinamovit. Kartoni i kuq ka shtyrë trajnerin Ervis Kraja që të humbasë qetësinë dhe të futet në fushë, drejt e te gjyqtari. Numri 1 i pankinës shkodrane kishte “diçka” për të sqaruar me arbitrin, madje ka pasur dhe konfrontim të lehtë mes palëve teksa tenton ta gjuajë me kokë! Madje, Kraja duke dalë nga fusha shan edhe zyrtarët e tjerë të takimit. Madje, kryesori është konsultuar edhe me delegatin e vëhzguesin në momentin e sherrit. Pas disa minutash tension, ndeshja ka vijuar dhe Dinamo ka shënuar dhe golin e dytë.

 

Tifozët i dëbojnë…

Tifozët e Dinamos mund të jenë më të persekutuari. Sikur të mos mjaftoi fakti që skuadra nuk ka më kompleksin stërvitor, ata duhet që ta ndjekin skuadrën e tyre disa kilometra larg kryeqytetit. Por, jo vetëm kaq. Ndonëse kompleksi “Internacional” plotëson kushtet, tifozët dinamovitë detyrohen që ta shohin nga godinat përreth ndeshjen. Kështu ka ndodhur edhe dje kur janë përzënë nga shkallët e impiantit dhe kanë shkuar në një godinë pas porte!

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *