Dinamo e do Superioren në gjuhën italiane, merr mbrojtësin e Lacios dhe Zylyftarin e Kukësit

Pas mbërritjes së Marco Pontrellit në administrimin e Dinamos dhe trajnerit Fabrizio Cammarata, Dinamo po flet gjithmonë e më tepër në gjuhën italiane. Përforcime të reja po vijnë në këtë skuadër, ndërsa pretendohet që në të ardhmen të ketë një rikthim në elitë.

Prurja e zyrtarizuar më herët shihet me shumë vëmendje, pasi bëhet fjalë për mbrojtësin 22-vjeçar, Cristiano Dovidio. Ky i fundit është formuar te akademia e Lacios, ndërsa mund të luajë si mbrojtës qendre dhe krahui djathtë. Ndërkohë është zyrtarizuar edhe marrja e lojtarit 23-vjeçar Franc Zylyftari, që nuk ka pasur hapësira te ekipi i Kukësit ku gjendej më parë. /Sport Ekspres/