Jurgen Goxha ka zgjedhur që të ironizojë pas takimit mes Bylisit dhe Vllaznisë e mbyllur në shifrat 2-2. Arbitri do të akordonte një penallti të paqenë për ballshiotët në minutën e fundit, por e ka ndërruar vendimin e tij. Kjo ka sjellë një kaos të vërtetë dhe protesta të pafundme nga vendasit kundrejt kryesorit të ndeshjes.
Këtë herë është Jurgen Goxha që ironizon me gjithçka ndodhi. Një nga protagonistët kryesorë në ato kundërshtitë në fushë dhe deri diku të tepruara, nuk ngurron për të lënë mendimin e tij pas ndeshjes. Në reagim thuhet se presidenti Besnik Kapllanaj paguan ekipin me lekët e familes, por “VAR-i” futet vetëm kur flitet kundër Bylisit. /Sport Ekspres/