Dikur qante Ronaldo, tani De Vrij, por fundi është ndryshe!

Nuk mund të ishte një ndeshje normale për Stefano de Vrij. Holandezi e dinte se do të ishte ndeshja e fundit me Lacion. E dinte dhe se do të luante ndaj ekipit të ardhshëm të tij, pikërisht Interit. Por, sidomos kishte lexuar dhe dëgjuar edhe zërat që flisnin për një tolerim nga ana e tij, pasi për ironi të fatit, në rast se do të barazonte ose fitonte Lacio, do të duhej të mos luante Champions League vitin tjetër me skuadrën e Interit, edhe pse do të mbetej vetëm kënaqësia që bashkë me Lacion arritën këtë objektiv, që ai nuk do të mund të shijonte.

https://www.youtube.com/watch?v=j5cwumd9NLQ

Presione – Pra, shumë presione edhe për një mbrojtës të fortë si ai: 26 vjeç ndoshta nuk mjaftojnë edhe për të shkarkur tensionin dhe larguar presionin e frikën e përgjegjësisë. Dhe, gjithçka merr një tjetër drejtim kur Interi depoziton kontratën, Lacio që xhindoset, Simone Inzagi që nuk di nëse ta hedhë në fushë si titullar, apo ta ulë në stol. Pra, një kaos në kokën e holandezit, por që në fund zbret në fushë nga minuta e parë. Dhe, nuk shkon edhe aq keq, për shkak edhe të sulmit apatik të Interit. Por, më pas është pikërisht ai që në të 77’ bën gafën e ndeshjes: një ndërhyrje të rëndë ndaj Ikardit.

Penallti e drejtë dhe legjitime. Ikardi e shënon, më pas vjen goditja e këndit në të 81’. Brozoviç ekzekuton, Vesino kërcen dhe mes lojtarëve të Lacios e dërgon në rrjetë, me De Vrij dhe shokë në tokë… Holandezi nuk çohet më, qëndron aty, teksa Inzagi thërret ndërrimin, duke hedhur Nanin në vend të tij. Ai ulet në pankinë dhe shpërthen në lot. Kamerat kapin këtë skenë të trishtuar, edhe pse ai Champions do ta luajë, me skuadrën e tij të re. Por, për këtë natë, ndoshta ky mendim është i pavend, sepse dhimbja që “tradhtoi” një popull, atë lacial, mbetet.

E të mendosh që Lacio-Inter, më 5 maj 2002, dhuroi një skenë të ngjashme, me Ronaldon që vajtonte dhe mbulonte fytyrën, teksa Interi humbiste titullin…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *