Dikur përfaqësonte Italinë me Atalantën, Rilind Nivokazi ndërron zgjedhjen për përfaqësuesen

Kosova do të ketë një lojtar më të ri në gjirin e saj, teksa së fundmi i është bashkuar Rilind Nivokazi me origjinë nga Gjakova. “Indeksionline” bën të ditur se 21-vjeçari ka pranuar zyrtarisht të luajë me Kosovën. Madje pritet që Nivokazi do të grumbullohet me përfaqësuesen U-21 të Kosovës.

Rilind Nivokazi luan me pozitën e qendër-sulmuesit dhe do të jetë një vlerë e shtuar për përfaqësuesen dardane, ndërsa aktualisht është pjesë e Foggias. Ai lindi në Peruxhia dhe është aktivizuar në Kombëtaren e Italisë në grupmoshat U17 dhe U19 në kohën kur ishte pjesë e Atalantës. Megjithatë, Nivokazi vendosi të ndjekë zemrën dhe të kthehet në vendin e origjinës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *