Dikur milte lopën dhe tani flitet për një lidhje me Neymar, si ia ndryshoi jetën Botërori kësaj bukuroshe nga Rumania

Kupa e Botës në futboll, e mbajtur në Katar, ishte ngjarja më e madhe futbollistike në vitin e kaluar. Katari ka ndryshuar jetën e shumë njerëzve, mes tyre është edhe stjuardesa atraktive Adriana Paul, nga Rumania. Ajo mbajti trofeun e “Topit të Artë” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, i cili më pas iu dorëzua Leo Messit.

Shumë shpejt pas asaj ngjarjeje, Adriana Paul u bë e njohur globalisht. Aq sa interes për të ka shfaqur edhe ylli brazilian i futbollit Neymar, i njohur për flirtimin me vajzat e bukura nëpërmjet rrjeteve sociale dhe në mediat është përfolur për lidhje mes tyre. Adriana Paul ka dhënë disa intervista pas Botërorit në Katar. Kështu, ajo pranoi në njërën prej tyre se kishte një fëmijëri të lumtur dhe se ndihmonte gjyshen dhe gjyshin e saj në fermën e lopëve. /Sport Ekspres/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adriana Paul (@adriianepaul)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *