Mentor Mazrekaj mund të rikthehet sërish në Kategorinë Superiore. Dikur ishte një lojtar i dalluar te Partizani, ndërsa tani është klubi i Laçit ai që kërkon shërbimet e mesfushorit. “Gazeta Olle” bën me dije se pavarësisht ofertave të tjera nga Kosova, Mazrekaj me shumë mundësi do të firmosë për kurbinasit.
Futbollisti shqiptar vazhdon kështu karrierën e tij edhe pse kohë më parë lajmëroi të gjithë se do të varte këpucët në gozhdë. Mosprofesionalizmi i treguar, teksa kalçetot ishin një tundim për të, si dhe lëndimet e shtynë të merrte një vendim të tillë. Megjithatë historia më pas foli ndryshe, me Mazrekajn që vijoi ecurinë e tij në futboll me klubin e Llapit dhe tashmë pritet të veshë edhe fanellën e Laçit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/