Pas humbjes ndaj Milanit, Roma pësoi një tjetër disfatë në shtëpi ndaj Juventusit. Edhe pse në avantazh me rezultatin 3-1, djemtë e Mourinhos nuk arritën të mbanin rezultatin, duke u mposhtur nga bardhezinjtë me rezultatin 3-4.
Statistikat janë mjaft ” të errëta” për trajnerin portugez, teksa mbrojtja e tij “fut ujë” vazhdimisht. Në vetëm 48 orë, Roma ka pësuar 7 gola në kampionat. Me humbjen ndaj Juventusit, kryeqytetasit ndodhen shumë larg Champions League, që tashmë duket mision i pamundur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/