Dikur ishte asistenti i tij, ndërsa sot është rivali kryesor për titullin kampion. Arteta po ngjitet lart në shkallët e trajningut, teksa është në rrugën e duhur për t’i sjellë Arsenalit trofeun që prej shumë e shumë vitesh i ka munguar në vitrinën e tij.
I pyetur për ish-krahun e tij të djathtë, Guardiola është shprehur se ndihet mjaft i lumtur për suksesin që po arrin Arteta me “topçinjtë”. Trajneri i Sitit çudit më pas me fjalët, pasi shprehet se ka mësuar shumë prej Mikel Artetës, pavarësisht se ishte ky i fundit në rolin e “nxënësit” në periudhën kur të dy bashkë ishin pjesë e “qytetarëve”.
“Jam shumë i kënaqur për suksesin e tij. Sepse ai ende nuk e di se sa shumë kam mësuar unë duke qenë përkrahë tij (te Mançester Siti) në dy vite, dy vite e gjysmë që ishim bashkë“, ka deklaruar Pep Guardiola./Halit Delibashi-Sport Ekspres/