“Digjet” Morata, Spanja nuk e merr në Botëror

Trajneri i Spanjës, Hulen Lopetegui, ka publikuar sot listën përfundimtare me 23 emrat që do të përfaqësojnë iberikët në Kupën e Botës. Një listë ku mungojnë Morata, Sergi Roberto, Markos Alonso e Vitolo, ndër të tjerë.

Morata ka qenë një ndër lojtarët më të rëndësishëm të Spanjës me Lopeteguin në drejtim, por problemet fizike dhe rendimenti jo i mirë te Çelsi kanë bërë që të mbetet jashtë.

Lopetegui merr tre sulmues, që janë Diego Kosta, Iago Aspas dhe Rodrigo.

Surpriza e madhe është grumbullimi i mbrojtësit Monreal, ndërsa humbet Botërorin Mark Bartra.

LISTA E SPANJËS

PORTIERË

De Gea (Manchester United)

Kepa (Athletic)

Reina (Nápoles)

MBROJTËS

Carvajal (Real Madrid)

Odriozola (Real Sociedad)

Sergio Ramos (Real Madrid)

Nacho (Real Madrid)

Piqué (Barcelona)

Azpilicueta (Chelsea)

Monreal (Arsenal)

Jordi Alba (Barcelona)

MESFUSHORË

Isco (Real Madrid)

Asensio (Real Madrid)

Lucas Vázquez (Real Madrid)

Busquets (Barcelona)

Iniesta (Barcelona)

Koke (Atlético)

Saúl (Atlético)

Thiago (Bayern)

Silva (Manchester City)

SULMUES

Diego Costa (Atlético)

Rodrigo (Valencia)

Iago Aspas (Celta)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *