Trajneri romanist u fokusua te Çelsi-Barcelona dhe ia tregoi edhe lojtarëve të tij, teksa besoi te përmbysja e madhe. Nga një grup ku dukej “kokë turku” te vendi i parë dhe tashmë gjysmëfinalja
Nga fitorja e parë 3-0 ndaj Çelsit te rënia e “Perëndive” dhe e Mesit: Roma është kryeqyteti i ri i Europës dhe Eusebio di Françesko “baroni” i saj, që në moshën 34 vjeç, pas të madhit të Nils Liedholm, udhëheq verdhekuqtë në gjysmëfinalen e Kupës së Kampionëve / Champions League. E bën me një kryevepër taktike që lindi nga hiri i “Camp Nou”-t: ja se çfarë e bëri këtë fitore në “Olimpico” një nga historitë më të bukura të futbollit.
Por, historia e di Françeskos është edhe një farë çështje personale ndaj Ernesto Valverdes dhe për të kuptuar këtë gjë, duhet të kthehemi mbrapa në kohë, pra dy vjet më parë, kur pikërisht mundi Atletik Bilbaon 3-0 dhe kur Sasuolo e mrekullive merrte pjesë në Europa League. Ashtu si Roma, që kur u shortua në grup me Çelsin dhe Atletiko Madridin, dukej sikur do të ishte “koka e turkut” në këtë Champions por, pas kritikave që ishin si një rrebesh dimëror, erdhi shpërthimi i madh… Nga spektator 3-3 në “Staford Bridge”, te fitorja 3-0 në “Olimpico”: Roma mundi Çelsin dhe fitoi grupin, duke fluturuar për në fazën finale.
Historinë e tij të parë te “Qyteti i Përjetshëm” e shkruajti kështu, mes luhatjeve të një “sheshi” kërkues dhe me një moral të ndërlikuar, sepse kur skuadra ka vështitësi ngrihen vërshëllime, por kur ka ndeshje si ajo ndaj Barcelonës, atëherë Olimpi është shumë pranë. Eusebio është Baroni i ri, në moshën 34 vjeç dhe që ka ende shumë për të thënë dhe bërë, sepse rrugëtimi i tij sapo ka nisur.
Ideja gjeniale – Xheko, De Rosi dhe Kostas Manolas kanë skalitur emrin e tyre tashmë dhe vështirë që kjo gjë të harrohet, për shumë e shumë vite të tjera… Por, ideja gjeniale e Di Françeskos është ende një lëndë për t’u studiuar. Në fakt, mbrojtja me tre dhe Facion në të djathtë të qendrës, kundër Mesit, Shkik me Xhekon në baterinë e sulmit, 50 minuta duke ndjekur ritransmetim Çelsi-Barcelona për një mendim të mrekullueshëm. Dy ditë stërvitje për të mësuar modulin e ri kundër thellësisë së Barcelonës: 3-4-4 dhe ëndrra për të fluturuar. Jetohet për të tilla mbrëmje dhe atë natë, në “Olimpico”, erdhi perfeksioni. “Pas ndeshjes së vajtjes nuk fjeta, kisha vetëm mendime pozitive dhe vazhdoja të sajoja diçka brenda meje. Lindi një filozofi, jo një sistem loje”.
Hakmarrje? – Në prag të derbit ndaj Lacios, më i motivuar se kurrë, Di Françesko mendon edhe pak për shortin, teksa fiksimi i vërtetë, pasi të mbyllet edhe diskutimi në kampionat me “kushërinjtë” bardhekaltër, mbetet Liverpuli. Pikërisht “Reds” ishin ata që mundën verdhekuqtë në atë finale të mallkuar të Kupës së Kampionëve dhe tani ndahen mes atyre që e duan hakmarrjen të shtruar që në gjysmëfinale por edhe nga ata që e duan në finalen e Kievit, si epilogun perfekt.